Politikë

Dashnor Sula: Edhe Erion Braçe të thërrasë protestë për fermerët, unë do shkoj. Kjo s’më bën aspak socialist

Dashnor Sula: Edhe Erion Braçe të thërrasë protestë

Deputeti Demokrat, Dashnor Sula është shprehur në një intervistë se do të shkonte në një protestë për fermerët edhe nëse thirrej nga Deputeti i PS-së, Erion Braçe, dhe kjo nuk e bënte aspak socialist. Sula thotë se ai dhe Braçe gjithmonë kanë ngritur zërin për një kauzë të përbashkët, fermerët, ndërsa i ndajnë qëndrime të tjera.

“Unë dhe Erion Braçe jemi dy deputetë që po gremë zërin jashtëzakonisht lart për fermerët. Edhe Erion Braçe të dali, të thërrasë protest për fermerët, unë do jem në protestë. Çfarë më bën socialist që shkoj tek protesta e Erion Braçes? Jo nuk më bën socialist. Unë e bëj për fermerët e Peqinit, Belshit, Cërrikut, Gramshit, Elbasanit apo të gjithë Shqipërisë. Atëherë pse mos të bashkohemi? Kur vjen puna për të na ndarë, na ndajnë qëndrime të tjera”, u shpreh Sula për Euronews