Politikë

Dashuria e Ramës për hapjen e listave është alibi për të na hequr koalicionet! Ne e kemi kusht

Dashuria e Ramës për hapjen e listave është alibi për

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Politik që zgjati më shumë se dy orë, palët ranë dakord për listat e hapura, por PD dhe Opozita parlamentare kërkojnë hapjen 100% ndërsa maxhoranca pjesërisht, edhe pse Gjiknuri sot në deklaratë la të nënkuptojë se mund të pranohet edhe kushti i hapjes totalisht të listave të kandidatëve në zgjedhje. Megjithatë problemi mbeten koalicionet. Gjiknuri tha se një sistem proporcional rajonal me lista të hapura nuk përfshin koalcionet dhe kërkoi nga PD dhe LSi të tregojnë një model. Dhe Bylykbashi përgjigjet se modeli është marrë nga disa vende. Ai tha se dashuria e Ramës për listat e hapura është alibi për të bllokuar koalicionet; E ka Italia, Belgjika, Danimarka, Holanda dhe vende të tjera atë që kërkojmë edhe ne, tha Bylykbashi i cili theksoi se qëndrimi i opozitës është i qartë!

Deklarata e Bylykbashit:

Bylykbashi: Opozita bëri prezent qëndrimin e qartë për një çështje me rendësi themelore për zgjedhjet, për ndryshimet për sistemin zgjedhor qendrimi ëshë i qartë nëse do hapen listat, të hapën 100% jo pjesërisht, me kusht që formula aktuale kushtetuse ligjore e koalicioneve dhe formula për ndarjen e mandateve brenda koalicionit të mos ndryshojë. Ajo që ëshë e qartë për shqiptarët ëshë që Rama dashurinë për listat e ka vetëm një alibi për të hequr koaliconet zgjodhore,për tu bërë të pamundur shqiptaëve që u mbyll listën partive që mos të kenë mudnësi të japin votën individuale për parti të veçanta, është justifikim për Ramën hapja e listave që të ndryshojë rregullat e garës të kundërshtarëve. Ne e bëmë të qartë qëndrimin, kërkuam pizicioninm politik të Gjiknurit të shpehet nëse është dakord me kushtin të mos ndryshojë formula, refuzoi në mënyrë të vazhdueshme. Edhe pse I dhamë modelet se ku ekzistojnë në Europë, është një traditë kushtetuese ligjore e konsoliduar. Këto vende janë Belgjika, Holanda, Danimarka, Letonia, Italia, është marrë modeli nga Italia. Këtë e përdorim ne prej 17 vitesh.