Politikë

Në Kryesinë e PD ka mendime të ndryshme për humbjen e zgjedhjeve! Paloka dhe Spaho shpërthejnë në kritika

Në Kryesinë e PD ka mendime të ndryshme për humbjen e

Janë zbardhur nga mediat disa debate përgjatë punimeve të Kryesisë së Partisë Demokratike që po zhvillohet në këto momente në selinë blu. Sipas raportimeve, drejtuesi politik i Durrësit Edi Paloka dhe ai i Korçës, Edmond Spaho kanë shprehur pakënaqësi në lidhje me mënyrën sesi është hartuar raporti i analizës për zgjedhjet e 25 Prillit.

Paloka e ka konsideruar raportin “jo-realist” dhe ka vlerësuar se ai nuk reflekton çka është thënë nga njerëzit në terren, ndërkohë që Spaho ka kundërshtuar pjesën e raportit ku shkruhet se PD ka nënperformuar në Korçë, duke thënë se ai ka marrë 5 mandate në këtë rajon, aq sa ishte dhe objektivi paraprak.

Nga ana e tij Bardhi e ka mbështetur raportin duke thënë se është shkruar sipas një metodologjie të konsultuar.

Pjesë nga debati në Kryesinë e PD:

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive? Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza.

Tiranapost.al