Politikë

Debati për listat e hapura: S'besoj tek efekti i tyre çudibërës, por nuk u druhem

Debati për listat e hapura: S'besoj tek efekti i tyre

Opozita brenda parlamentit paralajmëron se nuk do e votojë marrëveshjen për reformën zgjedhore për shkak se kërkojnë lista të hapura, edhe pse përfaqësuesja e opozitës Rudian Hajdari ishte pjesë e tryezës dhe e votoi në rezidencën e ambasadores amerikane Yuri Kim. Kryeministri Rama ia kujtoi këtë zonjës Hajdari dhe tregoi se nuk beson tek efekti çudibërës i listave të hapura, por nuk u druhet. 

Rama:

Ju e dini mendimin tim për listat e hapura, unë nuk besoj te efekti i tyre çudibërës, ashtu sikundër mendoj se e listat e hapura e ndërlikojnë administrimin e votës, sepse në procesin e administrimit, sidomos të numërimit, të gjithë atyre vagonëve të trenave të koalicioneve, më e pakta që mund të thuash është se nuk është e lehtë.

Tani po të llogarisësh listat e hapura dhe po të kthehemi të shohim sa zgjat numërimi sot me lista të mbyllura, nuk e di si mund të mbarojmë një numërim të kontestueshëm.

Por jam dakord me ju me një pikë. Po është e vërtetë, opinioni publik ka një bindje të përgjithshme se listat e hapura janë zgjidhje e madhe për demokratizimin e përfaqësimit.

Listat e mbyllura shihen si kasaforta të mistereve, sekreteve dhe të gjitha të këqijave, ashtu sikur besohet gabimisht se po u hapën listat, kryetarët do të jenë noterë, por nuk është kështu. Nuk i druhem listave të hapura.

Por në këtë fazë na takon ta bëjmë një diskutim, a merremi vesh, këtë e shohim në proces, por është me risk se po s'u morëm vesh nuk kalojmë dot asgjë, as lista të hapura, as numërim partiak, me të cilin ju duhet të bini dakord se i bie t'u themi atyre jashtë, ça bëmë me ju nuk vlen më se do të bëjmë me këta. Një krushqi e kemi, të dyfishtë edhe me ata edhe me ju, duhet ta bëjmë se na bie të gjithë ajo që për të gjithë jemi të interesuar, që nënkupton një produkt me standarde.

Nëse ju më thoni që ne duam listat e hapura, heqjen e koalicioneve dhe ne duam që në komisione PD dhe Basha mos ketë njerëz, po më thoni ta tmerrojmë Lulin nga e para dhe të mos kemi mundësi ta detyrojmë mos hyjë në zgjedhje?!

Pas tij fjalën e mori deputeti Edmond Stojk i cili tha: 

As ne nuk marrin urdhra nga askush, mbase as ata jashtë, por marrëveshja e depoziutuar dje ka ardhur si një urdhër për institucionet e parlamentit ku deklaron se ata vendosën dhe ne duhet vetëm ta miratojmë.  Që do të thotë ata nuk marrin urdhra por duhet ta dinë mirë se as ne nuk marrim urdhra. Jemi këtu në respekt të institucionit dhe ligjit, sot që flasim nuk kemi reformë por Pazar ky pazar nuk është i konstentsuar vetëm nga palët pollitike këtu por edhe nga ekspertët e fushës.