Politikë

Debati për logot e BD dhe PD në fletën e votimit! Ambasadorja Yuri Kim: Autoritetet të sigurojnë kushte të barabarta garimi

Debati për logot e BD dhe PD në fletën e votimit! Ambasadorja

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale ka komentuar debatin e ditës së sotme në KAS lidhur me ngjashmërinë që ka logoja e partisë “Bindja Demokratike” me atë të Partisë Demokratike që mund të krijojë konfuzion tek votuesit.

Ky debat bëhet me i rëndësishëm në kushtet që KAS ka vendosur që fleta e votimit do të ketë numra dhe jo emrat e kandidatëve, çka shton mundësinë që të ketë ngatërrime.

Ambasadorja Yuri Kim, ka shkruar në mesazhin e saj se është kritike që autoritetet e zgjedhjeve të sigurojnë se do të ketë zgjedhje të barabarta dhe transparente dhe se çdo gjë më pak përbën hap prapa për demokracinë.

Statusi i Yuri Kim:

Kujtesë: Është absolutisht e rëndësishme për autoritetet të sigurojnë që rregullat dhe kushtet e zgjedhjeve janë, në fakt dhe nga perceptimi, të drejta, në kohë dhe transparente. Çdo gjë më pak do të ishte në dëm të votuesve dhe një hap prapa për demokracinë.

Tiranapost.al