Politikë

Debati Rama-Basha për maskat/ Eksperti Brataj: Fakti është që nuk të dëmton edhe nëse është e skaduar

Debati Rama-Basha për maskat/ Eksperti Brataj: Fakti është

Kryeministri Rama nxorri dokumentet për çështjen e maskave, ku tha: Thotë një fjalë të gabosh është njerëzore dhe të këmbëngulësh është djallëzore. Është djallëzore tani kur të gjithë duhet të jemi bashkë, jo vetëm që nuk keni përgjegjësinë më minimale ndaj atyre që përfaqësoni dhe ndaj këtyre njerëzve, rrëmoni si minj për të nxjerrë të paqenat edhe i hidhni njerëzve tamam në këto momente helm në gjakun e tyre të trazuar, i turbulloni shikimin me shpifje. Certifikata, përshkrimi antimikrobial për maskat e fytyrës dhe e bën shumë të qartë që ajo data e skadencës që rrëmoni ju nuk ka lidhje fare me përdorimin e tyre dhe jep të dhëna shumë specifike mbi mbishkrimin dhe efikasitetin e tyre”, deklaroi kryeministri duke sqaruar se ne maskat nuk i çuan në sallat e kirurgjisë për të cilat janë të destinuara dhe kur këto përdoren kur janë në efikasitet të plotë dhe megjithëse parametrat i kanë si përqindje reduktimi të efektit 99%, përsëri nuk i kemi çuar atje, por përdorim të përgjithshëm të gjithë sistemit.

Debati Rama-Basha për maskat/ Eksperti Brataj: Fakti është

-Basha reagoi sërish duke thënë:

Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojërat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara.

Debati Rama-Basha për maskat/ Eksperti Brataj: Fakti është

E ndërsa i ftuar në studion e ABC News u pyet Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare i cili tha:

Ne shumë herë vemi te dollapi dhe zgjedhim rrobe të modës, ato të vjetrat i lemë aty. Për çështjen e maskës nuk është nëse është e skaduar apo jo, por edhe nëse është nuk të dëmton.  Shumë-shumë nuk e kryen kontrollin, por jo se bën dëm.  Më saktë, do të ulë pak cilësinë e funksionit të saj.

Debati Rama-Basha për maskat/ Eksperti Brataj: Fakti është