Politikë

Dëgjoj të thonë se ç’na duhen 4 aeroporte në Shqipëri?

Dëgjoj të thonë se ç’na duhen 4 aeroporte në

Nga takimi elektoral në Prrenjas, kryeministri Rama u ndal tek ndërtimi i tre aeroporteve, në Kukës që pritet të hapet me 18 Prill, në Vlorë që ende nuk ka nisur, po ashtu edhe në Sarandë. Edi Rama ka thënë se Shqipëria do ketë 4 aeroporte. Ai tregoi se ka dëgjuar të thonë se ç’i duhen Shqipërisë 4 aeroporte, në raport me popullsinë shqiptare.

Përgjigjja e tij:

Dëgjoj të thonë po ç'na duhen ne aeroportet? Dje një gazetar më thoshte se janë tepër, janë kot, 4 aeroporte për madhësinë dhe popullsinë. Në fakt kjo është e pavërtetë. Shihni Kroacinë me 9 aeroporte për 4 milionë banorë. Dhe aeroportet, portet, investimet e mëdha që kemi nisur e do vazhdojnë që përbejnë volumin më të madh të investimeve në historinë tonë, sjellin shumë më tepër lëvizje, lëvizja sjell shumë më tepër punë e angazhime për të ofruar shërbime, për të vazhduar të bëjmë investime. Dhe të jeni të bindur miqtë e mi se ndërkohë që nga ana tjetër dëgjoni gjëra që nuk janë të reja, që i keni dëgjuar më parë, ndarja është shumë e qartë, jo mes atyre që themi, por mes atyre që tjetër thonë e tjetër bëjnë. Dhe ata që atë që thonë e bëjn, jemi ne, PS.

Flasim për BE si destinacion që është destinacioni yni i patjetërsueshëm, bujqësia jonë, sektori i prodhimit përpunimit, grumbullimit brenda gjithë sektorit të bujqësisë janë tanimë pjesë e angazhimit me BE. Vetëm në dy vitet e fundit janë 120 milionë të investuara në fshat për pika grumbullimi, përpunimi dhe të gjitha këto janë bërë pikërisht me financimet e BE dhe me financimet e qeverisë shqiptare, një tjetër paketë e madhe është gati të lëvrohet.

*Tiranapost.al.