Politikë

Deklarata e Bashës, “Rama president dhe unë kryeministër” reagon Edi Rama: E vendos populli, jo unë

Deklarata e Bashës, “Rama president dhe unë

Kryeministri Edi Rama komenton për “Top Channel” deklaratën surprizë të Lulzim Bashës se ka një ofertë që ai të jetë kryeministri i ardhshëm dhe Rama, president. Edi Rama e hedh poshtë këtë deklaratë të rivalit të tij, por edhe pse thotë se ndien keqardhje më shumë duket i çuditur për një qëndrim politik të kësaj natyre nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha.

Pyetje: Basha ngriti pretendimin se mes disa lajmësve i keni bërë ofertë që të bëhet ai kryeministër, e ju president. Keni bërë një ofertë të tillë?

Edi Rama: Jam shumë i keqardhur kur politika bie në nivele të tilla, kjo është e pavërteta. E para se shoh kështu politikën, e dyta nuk kam mundësi ta bëj një gjë të tillë dhe e treta se unë besoj se populli është më i mençur se unë, duhet lënë popullit të zgjedhë edhe deputet dhe se kush është kryeministri i radhës. Basha duhet të mbajë në këtë rast anën e duhur të historisë së sotme dhe nesërme dhe të jetë në anën e popullit dhe jo në barrikadën ku arrihen të tregohen barsoleta të tilla.

Lexo me shume: