Demonstrimi i Identifikimit Elektronik për zgjedhjet! Celibashi: Jep siguri për një proces të rregullt dhe të ndershëm

Ditën e sotme është zhvilluar demontrimi i procesit të identifikimit elektronik në qytetin e Kukësit. Pajisjet në fjalë do të lejojnë verifikimin elektronik të votuesve duke shmangur mundësinë e votimit më shumë se një herë, votimin në emër të një shtetasi tjetër apo në qendra të ndryshme.
Duke iu referuar demonstrimit, kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka shkruar në rrjetet sociale se procesi përbën garanci për një proces zgjedhor të rregullt dhe të ndershëm.
Statusi i kreut të KQZ, Celibashi:
Pajisja e Identifikimit Elektronik, demonstrohet në #Kukës. Sistemi i Identifikimit Elektronik të zgjedhësve në ditën e votimit, i thjeshtë në përdorim për votuesit & i sigurt. Sistemi i Identifikimit Elektronik, siguri për një proces zgjedhor të rregullt & të ndershëm.
Tiranapost.al