Politikë

Denaj për Raportin e FMN: Thotë bëni kujdes, vitin që vjen borxhi ulet në 78.6%

Denaj për Raportin e FMN: Thotë bëni kujdes, vitin që vjen

Raporti i Fondi Monetar Ndërkombëtar i publikuar pak ditë më parë vlerësonte se Shqipëria pati ndihmën më të ulët për qytetarët dhe për bizneset gjatë situatës së pandemisë.

Sipas FMN-së paketa ekonomike ishte më e vogël se mesatarja e Ballkanit dhe se kredia për sektorin privat vazhdoi të rritet.

Lidhur me këtë raport foli mbrëmjen e sotme në “Open”ministrja e Financave, Anila Denaj. Sipas saj raporti i FMN-së thotë që duhet të bëjmë kujdes.

“Ky nuk është raporti i vetëm që bën FMN. Kjo është një procedurë. Raporti i FMN-së na tregon se duhet të bëjmë kujdes. Çfarë thotë FMN-ja? Thotë bëni kujdes. Në buxhetin e miratuar jemi treguar të kujdesshëm”, tha Denaj.

E pyetur se sa pritet të shkojë borxhi vitin tjetër, ministrja tha se borxhi do të ulet në 78.6%.

“Vitin tjetër borxhi do ulet në 78.6%” tha Denaj.