Politikë

Denoncimet për zgjedhjet në SPAK: PD ka bërë 50 kallëzime, Presidenti 18, PS vetëm 1

Denoncimet për zgjedhjet në SPAK: PD ka bërë 50

Struktura e Posaçme anti-Korrupsionit (SPAK) ka publikuar me shifra denoncimet që janë bërë deri tani në lidhje me zgjedhjet që mbahen të Dielën. PD ka bërë më shumë kallëzime, 50. Ndërsa vihen re 18 denoncime nga Presidenca. Ndërkaq, LSI ka bërë 3 denoncime, PS dhe FRD nga 1 denoncim. Për 32 procedime penale vazhdon hetimi.

SPAK deklaron se ka vlerësuar me përparësi të gjitha rastet e paraqitura nga subjekte të ndryshëm, që lidhen me veprat penale në fushën e zgjedhjeve, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, apo ndaj subjekteve të ndryshëm, që janë kompetencë hetimi të kësaj prokurorie.

Rezulton se në periudhën mars – prill 2021 janë paraqitur një numër i konsiderueshëm kallëzimesh nga subjekte politike, shtetas të ndryshëm dhe policia gjyqësore në Drejtoritë Vendore të Policisë Shtetit. Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të gjithë këto raste me seriozitet dhe ka dhënë zgjidhje ligjore rast pas rasti, duke njoftuar njëkohësisht dhe subjektet që i kanë paraqitur.

Konkretisht:

Janë paraqitur 91 materiale. Të specifikuara sipas subjekteve që i kanë paraqitur:
• Subjekte politike 55 raste, kallëzime (PD – 50; LSI – 3; PS – 1; FRD – 1)
• Policia gjyqësore 10 raste, referime.

Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore 4 raste, procedime penale.

• Shtetas 4 raste, kallëzime.
• Institucioni i Presidentit të Republikës 18 raste, informacione.

Për rastet e paraqitura është dhënë zgjidhja deri me datë 22.04.2021 si më poshtë:

• Jane regjistruar 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi.
• Është vendosur në 7 raste mosfillimi i procedimit penal.
• Janë dërguar për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit 15 raste.
• Janë dërguar për kompetencë prokurorive të rretheve gjyqësore 23 raste.
• Janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm 14 raste.

Linku zyrtar këtu.

Denoncimet për zgjedhjet në SPAK: PD ka bërë 50

*Tiranapost.al.