Politikë

Deputetët e PD kërkojnë debat pa limit në interpelancën me Ramën për çështjen “McGonigal”

Deputetët e PD kërkojnë debat pa limit në interpelancën

Një grup deputetësh të Partisë Demokratike kanë dorëzuar ditën e sotme një kërkesë në Kuvend për ndryshimin e rendit të ditës në seancën e së enjtes.

Në axhendën e publikuar nga Kuvendi është përfshirë që në fillim të rendit të ditës një interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të PD.

Deputetët kërkojnë nga kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla që të mbledhë përpara seancës parlamentare Konferencën e Kryetarëve për të përfshirë në rendin e ditës diskutimet pa limit përgjatë interpelancës me Kryeministrin, për çështjen “McGonigal”.

PD akuzon Ramën si të përfshirë në skandalin për të cilin po hetohet ish zyrtari i FBI, duke u bazuar në disa takime mes tyre, të cilat Kryeministri i ka bërë publike.

Deputetët e PD kërkojnë debat pa limit në interpelancën

Ish-shefi i kundërzbulimit në FBI po hetohet në SHBA për përfitime nga oligarkë rusë.

Deputetët e PD kërkojnë debat pa limit në interpelancën

Me ngjarjet e fundit në Kuvend, ku Sali Berisha (i përjashtuar 10 ditë nga seancat e parlamentit) së bashku me deputetë të PD kanë bllokuar për disa seanca radhazi zhvillimet normale të seancave plenare, PS ka deklaruar se do të marrë masa për të mos lejuar më diskutime jashtë rendit të ditës në parlament.