Politikë

Deputetët kritikë demokratë mbledhje informale, kërkojnë ribashkim

Deputetët kritikë demokratë mbledhje informale,

Një grup deputetësh demokratë janë mbledhur ditën e sotme në në një takim informal. Siç raportojnë burimet e disa mediave në këtë mbledhje ishin të pranishëm 23 deputetë ish-mbështetës të Lulzim Bashës, e më pas edhe kritikë të tij, por edhe të Sali Berishës.

Gjatë kësaj mbledhjeje deputeti Ervin Salianji, ka kërkuar bashkimin me grupin e ish-Kryeministrit Sali Berisha. Ai është shprehur se deputetët demokratë duhet të ulen të gjithë sëbashku. “Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike,” mësohet të jetë shprehur Salianji.

Takimi është thirrur nga dy prej deputetëve, Lefter Gështenja dhe Flamur Hoxha. Në të merrnin pjesë edhe emra që kanë mbajtur qëndrim kritik ndaj “Rithemelimit”, si Kreshnik Çollaku, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Dashnor Sula, Grida Duma, etj..