Politikë

Deputeti i Opozitës reagon pas fjalimit të tij për 'fëmrat' dhe Whisky-n që u kthye në virale

Deputeti i Opozitës reagon pas fjalimit të tij për

Në rininë time, kur kisha kaçurrelat por edhe paratë, 'fëmrat' me mua pinin më shumë whisky e pije të tjera se sa ujë!  Kjo ishte fjalia në Kuvend e deputetit të opozitës së re në Parlament, Kostaq Papa, që u kthye në virale dhe u komentua gjerësisht në rrjetet sociale. 

Për herë të parë ai ka reaguar dhe thotë se u hoqën fjali nga konteksti, dhe se u përpoq të hidhej baltë mbi; njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korrupsionit.

Nga faqja e tij në Facebook, deputeti për Tiranën nga partia e Emigracionit, shprehet kështu:

Heqin një fjali nga konteksti dhe bëjnë futboll me të dhe përpiqen të hedhin baltë mbi njeriun e ndershëm që kërkoi të kontrollohen tenderat e korupsionit.
Thjeshtë rrjetet donin një rast qoftë dhe fjali xhentilese dhe u bënë bashkë ujqër e çakenj që e kanë rrjepur këtë popull e as duan tia dinë për integrimin e vendit në BE por vetëm ta grabitin e shqiptarët ti lënë barkthatë e bukë me listë që ti kontrollojnë dhe të tjerët të emigrojnë!
Zoti dhe e drejta është me shqiptarët!
Zoti dhe e drejta është me Deputetin Kostaq Papa që ska prekur e nuk do prek asnjë lekë publike.
E keqja e shqiptarëve vjen nga shqiptarët.
Mallkuar qofshin ata që pengojnë integrimin e Shqipërisë dhe Shqiptarëve!
Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!
Ky shekull është i Shqiptarëve!
SHQIPËRI ATDHEU IM !
Falenderoj gjithë ata që nuk pranuan të bëhen pjesë e këtij skenari antishqiptar, tradhëtar e poshtërues.

KOSTAQ PAPA Deputet
i Tiranës dhe Emigracionit