Politikë

Deputeti rrëfen ditët e vështira të përballjes me Covid: Ju nuk e dini çfarë do të thotë të jesh në pikën e fundit të jetës

Deputeti rrëfen ditët e vështira të përballjes me

Deputeti Adriatik Alimadhi ia ka dalë me sukses të mundë Covid-19 dhe sot nga Kuvendi rrëfeu ditët e vështira të përballjes me virusin.

Gjatë fjalës së tij deputeti tha se ishte në prag të vdekjes, se kishte vuajtur shumë dhe tashmë po vijon të vuaj pasojat.

Alimadhi i bëri thirrje të merren masa dhe të bëhen gati ilaçet për ti paraprirë një situate që siç shprehet deputeti “nuk i dihet se si shkon”

“Duke qenë individi që jam prekur nga koronavirusi Ralf, po them një gjë personale. Pasi kalova ditën e 24-ët, doktoreshë Najada vinte 4-5 herë tek dhoma ime dhe diskutonim mbi ecurinë e rëndë të shëndetit tim. Diskutonim goxha, pavarësisht ilaçeve që nuk dhanë rëndësinë, personalisht po përpiqesha të gjeja mundësinë për të jetuar. Doktor Pipero në një intervistë tha: “Para të bardha për ditë të zeza”. Unë them shyqyr që qeveria shqiptare ka mundësinë dhe ju kam thënë edhe disa kolegëve për të votuar pro. Nuk e dini se çfarë do të thotë të jesh në pikën e fundit të jetës. Personalisht e kam vuajtur këtë shumë keq dhe vazhdoj ende të kem pasoja. Po ju them një gjë: Të gjithë mjekët kanë pasur solidaritet dhe bashkohem me ta. Ne jemi deputetë dhe unë kam dashur që çdo shqetësim timin në lidhje me Covid ta ndaj me shoqërinë shqiptare. Nuk është momenti për të bërë politikë. Unë jam i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë. Di të them që të gjithë doktorët më kanë shërbyer me aq mundësi sa kishin. Kur bëra kalimin nga Spitali Infektiv për tek Shqfqet Ndroqi doktoreshë Najada më tha: Nuk di çfarë të të them. Pra unë isha në fund të jetës. Një doktor popullor që quhet Ylli Merja dhe të gjithë njerëzit e mi kan rendur tek ai për një ilaç dhe të gjithë punonjësit thoshin ai vdiq, por shpëtoi nga një ilac me pika. Ndaj them që duhen përgatitur ilaçet e të jemi gati para shoqërisë shqiptare sepse nuk i dihet se si i shkon”, rrëfeu Alimadhi.