Politikë

Deputeti Valteri për Erinda Ballancën: Të shkrihet Avokati i Popullit, është kthyer në zyrë avokatie e Lulzim Bashës

Deputeti Valteri për Erinda Ballancën: Të shkrihet Avokati i

Avokatja e popullit Erinda Ballanca lexoi raportin mbi veprimtarinë e institucionit që drejton për vitin 2019 dhe pas saj ka reaguar deputeti opozitar Halit Valteri.

Ai e cilësoi Erinda Ballancën si avokate të Lulzim Bashës, duke kërkuar që ky institucion të shkrihet, pasi nuk ka bërë asgjë.

Deputeti Valteri për Erinda Ballancën: Të shkrihet Avokati i
Erinda Ballanca

“Avokatja e Lulit. Avokati i Popullit paguhet pa bërë asnjë punë. Në 3 vite është shumë larg pritshmërive. Ka një administratë të politizuar me njerëz partiakë.
Avokati i Popullit vetëm emrin ka të tillë. Për dieta, për udhëtime, për qejfe duhet të shkojnë lekët?
Këtë nuk duhet ta pranojmë. Nga 2017, zotëria që mbrapa e përdori këtë institucion për qokë, për mikun e tij, sikur e thotë ai për Bashën. Ku ishte Avokati i Popullit kur qytetarët ikën nga sytë këmbët nga varfëria, eksodi ishte me shifra tronditëse.

Në realitet Avokati i Popullit nuk është institucion i pavarur. Kur ra tërmeti avokatja e popullit ishte në Bogota të Kolumbisë, por nuk e ndërpreu vizitën.

Do të ishte më e udhës të shkrihej dhe një 1.3 mln euro qeveria t’i shpenzonte në projekte serioze dhe mos ia akordojë si bonues zyrës së avokatisë së Lulzim Bashës“, tha Valteri.