Politikë

Digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, mazhoranca dhe opozita nuk kanë asnjë emër

Digjet raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit, mazhoranca dhe

Kuvendi i Shqipërisë është mbledhur ditën e sotme për votim për zgjedhjen e Presidentit të ri, por palët nuk kanë arritur në asnjë emër konkret.

Ndërkohë, ditën e nesërme do të mblidhet sërish konferenca e Kryetarëve për të vendosur datën për raundin e dytë.

Pas këtij raundi të parë, Kushtetuta parashikon edhe 4 raunde të tjera votimi. Për zgjedhjen e Presidentit në tre votimet e para kërkohet një shumicë e cilësuar prej 84 votash, që imponon konsensus me opozitën. Dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë me 71 vota, që i jep mundësinë mazhorancës socialiste të votojë sipas dëshirës.