Politikë

Ditmir Bushati thirrje të rinjve në Instagram: Sa më shumë në 25 Prill! Votoni për një Shqipëri dinjitoze

Ditmir Bushati thirrje të rinjve në Instagram: Sa më shumë

Ditmir Bushati u shfaq në një “live” në Instagram ku kishte ftuar të rinjtë të ndanin pyetje e opinione rreth 25 prillit në një platformë që ai e quan “Public Square”.

Çfarë është Public Square, platforma për të cilën flet Bushati?

Nuk është një lëvizje politike, por nga ajo që u kuptua është një platformë komunikimi me të rinjtë ku ish-ministri thotë se do të flasë si socialist. Si term "Public Square" është i huazuar nga Athina e vjetër.

Por, “Public Square” edhe si PS, është Sheshi Publik se aty njerëzit takohen e jetojnë, por edhe vendosin për fatet e tyre.

Është një platformë që do të ketë si qëllim komunikimin me të rinjtë përmes “live-t” në mënyrë periodike Instagram.

Sot shumë të rinj u përfshinë në Video Call dhe pyetjet.

Si i ri në këtë format telefoni ishte horizontal dhe me pak autoironi ish-ministri socialist tha se PS (në këtë rast kishte parasysh Public Square) ka rëndësi të jetë BIO dhe jo e imporvizuar me regji. Ai iu kërkoi komentuesve që ta përdorin gjithashtu komunikimim për të kuptuar dhe pa kaluar në banalitete.

Ditmir Bushati thirrje të rinjve në Instagram: Sa më shumë

Tha se nuk do të merret me cic-mice dhe se kishte dalë të fliste si socialist, madje edhe “public square” ai tha se i pëlqen që akronimi është PS si partia ku ai militon, por që aktualisht është jashtë listës elektorale.

Ditmir Bushati u pyet nga të rinjtë për çështjen e të dhënave personale dhe për këtë ai qe kritik edhe me qëndrimin e mbajtur nga qeveria ku hapi i parë duhet të kishte qenë sipas tij dënimi i kësaj ngjarjeje, pavarësisht sesi do të dalë hetimi.

“Nuk mund të presim hetimet për të mbajtur një qëndrim publik.

Jam i habitur që ende nuk ka pasur asnjë të pezulluar, që ende nuk di të ketë nisur një hetim administrativ.

Duhet të kishte qenë shqetësimi kryesor për qeverinë. Duhet të kuptohet ku çalon kjo çështje, sepse duhet të dimë që kap edhe ekonominë. Marrim nje shembull: nëse vjen “Lufthansa” dhe sjell zyrat bashkë të dhënat personale të punonjesëve të saj, ka shumë rëndësi që një vend i NATO-s, duhet të ketë mekanizma të mbrojtjes së të dhënave. Nuk ka të bëjë vetëm me liritë e të drejatt e njeriut.

Kur isha në Izrael më ka mbetur në mendje që më tha kryeministri: A keni inxhinierë, matematicienë, sepse ata janë sot ekonomia? Sot biznesi më i madh është ai i të dhënave. Sot lufta më botë nuk bëhet me armë, por me të dhëna.

Jemi vend anëtar i NATO-s dhe duhet të sqarojmë opinionin publik. Të gjithë ata që mbledhin të dhëna të pezullohen përkohësisht deri sa të mbyllë hetimin drejtësia.

Por, duhet qëndrim”,-nënvizoi Bushati që ishte drejpërdrtj kritik dhe la të kuptojë se nuk mund të përdoret Drejtësia tërë kohës për të shmangur përgjegjësinë publike.

Një nga pyetjet e tjera ishte plani politik i Bushatit:

“Planet e mia janë politike. Dua të punoj për një PS që kujdeset për interesin publik, që kujdeset për njerëzit, një parti që i përket intelektit, që nuk punon për shoqëri tregu, por për një ekonomi tregu. Një parti me identitet politik se identiti e dallon një parti nga një supermarket.

Une e di që njerëzit kanë të drejtë të ndryshojnë. Ndryshojnë pikëpamjet, por jo ideali.

Kur shoh sot njerëz që janë ofruar në PD se kanë blerë vota, më pas në LSI, dhe tani janë strehuar në Partinë Socialiste, ne s’mund të zëvëndësojme aktivistët me interesaxhinjtë dhe me ekzekutorët e gjakderdhjes financiare të vendit. Kjo çon në atë model që unë e quaj “partia-shtet, shoqëria-shtet.” 31 vjet pas komunizmit kemi nevojë për parti më të struktura në demokracinë e tyre.

Prandaj unë do punoj për kuotimim e njerëzve me vlerat që ata kanë dhe vetëm në bazë të vlerave. Kam besim dhe vazhdoj të besoj se PS përmes korrigjimit do jetë më e fortë.”

Në lidhje me integrimin në BE, Bushati është shprehur se rinia duhet të prodhojë një politikan si Konstandinos Karamanlis, i cili synoi të integronte Greqinë në BE në një kohë që shteti fqinjë ndodhej në një moment të vështirë ekonomik dhe politik.

“Unë kam një eksperiencë goxha në procesin e integrimit Europian dhe kam pas mundësi ta ushtroj këtë eksperiencë nga kënde të ndryshme qoftë si nënpunës civil, si shkollar, si ministër i Jashtëm, si kryetari i Komisionit të Integrimit Europian si zë dhe përfaqësues në shoqërinë civile dhe dua të them që treni të cilën ne nuk nuk e kemi humbur por jemi vonuar për shumë e shumë stacione dhe këtë e them me vërtetësi maksimale dhe me bindje të plotë është treni në anëtarësimin e Shqipërisë në familje Europiane.

Dua t’iu them që të rinjtë, mund dhe duhet të jenë agjentët e vërtetë të ndryshimit për këtë proces për mua shifrat e braktisjes së vendit nga ana e të rinjve, ku 80 përqind e atyre që braktisin vendin për arsye nga më të ndryshmet janë të rinjtë janë vërtetë shqetësuese dhe në një mënyrë a një tjerët janë të papajtueshme me procesin e anëtarësimit të vendit BE.

Sepse anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të thotë më shumë standarte, më shumë mirëqenie, më shumë rregulla loje, më shumë barazi, më shumë drejtësi, më shumë konkurrencë dhe kjo është arsyeja që juve ftoj që të jeni protagonistët e vërtet të ndryshimit. Ne na duhet, pra të gjithëve së bashku që të demonstrojmë pronësi në procesin e reformave.

Shqipërinë nuk e bëjnë dot, miqtë e huaj , ndërkombëtar, sado që ato ta duan Shqipërinë, në rast se ne nuk japim kontributin që duhet të japim. Europa duhet të jetë horizonti jonë, pra nuk mund të keni ne asnjë dilemë për përkatësinë tonë politike, s’duhet të kemi asnjë lloj tundimi as të imitojmë ndonjë vend tjetër në rajon për t’i shkelur syrin ndonjë vendi në lindje të largët.

Të rinjtë duhet të gjejnë Konstandin Karamalisin e Shqipërisë, ai ishte një nga personalitete e politikës greke që një ditë të bukur vendosi objektiv vetes që të fuste Greqinë në BE. Paragjykimet që kishte Bashkimi Evropian për Greqinë mund të ishin më të mëdha sesa paragjykimet që mund të ketë për Shqipërinë”

Para se të thoshte mirupafshim një komentues po insistonte dhe Bushati e mbylli me një batutë: “më pëlqen që insiston. Edhe unë kështu jam insistues, sidomos kur më venë pas muri."

Ai tha se do të ketë takime virtuale periodike me të rinjtë dhe i porositi ata në fillim dhe në fund disa herë që të votojnë në 25 prill.

“Pjesëmarrja e lartë në votime është shenjë ndërgjegjësimi. Votoni për dinjitetin dhe që në Shqipëri të ketë një trajektore të re zhvillimi. Sidomos mos pranoni t’ua blejnë votën, se ai që ua blen nuk ka në plan t’iu qeverise kurrë mirë.”

Ditmir Bushati thirrje të rinjve në Instagram: Sa më shumë

Ditmir Bushati thirrje të rinjve në Instagram: Sa më shumë

Ditmir Bushati thirrje të rinjve në Instagram: Sa më shumë

tiranapost.al