Politikë

Do bëjmë ç’kemi në dorë që të plotësohen kushtet: Basha i kërkon dhe ndihmë shtesë Varhelyit

Do bëjmë ç’kemi në dorë që të

'E garantova që opozita, PD dhe unë personalisht do të bëjmë çfarë kemi në dorë dhe do të kontribuojmë për plotësimin e 15 kushteve për negociatat', deklaroi në video-mesazh kreu i PD-së Lulzim Basha për bisedën që kishte bërë me eurokomisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi.

Basha tha gjithashtu se i kishte kërkuar të rishikohej çdo mundësi për ndihmë shtesë, në luftën kundër koronavirusit:

'I kërkova të shohë çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë. Pasi përveç pamundësisë për të plotësuar nevojat në shëndetësi Shqipëria është e varfër dhe e ka të domosdoshme ndihmën ndaj familjeve në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe ekonominë.

I kërkova dhe rialokimin e fondeve brenda instrumentit të paraaderimit IPA, në mbështetje për ekonominë, shëndetësinë, mbështetja sociale. I kërkova të na ndihmojë dhe instrumentet e tjera të BE, si Banka Europiane e Investimeve dhe BERZH'.

Videoja me deklaratën e plotë të kreut të PD-së: