Politikë

Do krijojë Meta parti të re? Ja si përgjigjet presidenti

Do krijojë Meta parti të re? Ja si përgjigjet presidenti

Presidenti Meta deklaroi se do të jetë në detyrë deri në fund të mandatit, dhe se nuk ka nevojë as të krijojë një parti të re apo të mbështesë. 

Meta u pyet për deklaratën e kryeministrit Rama mbrëmë i cili tha se 'shumë shpejt do të shikoni një lëvizje qytetare që do të bëhet partia e Metës’. 

Presideti Meta tha:

Presidenti Meta është këtu si president i Shqipërisë deri në 24 korrik 2022 dhe nuk ka nevojë as të mbështesë ndonjë parti, as të krijojë parti. Fronti për demokracinë nuk përjashton asnjë, fillon reformen dhe me zgjedhje të lira e të ndershme, janë të gjithë të mirëpritur se diktatura ka trokitur e mos e merrni me shkaka të gjithë duhet të zgjohen e të mbrojnë të drejtat e tyre.