Politikë

Do rikthej teatrin e vjetër: Opozita ‘ashpërson’ gjuhën pas lajmit të Ramës. Kryemadhi bastard, Basha burracak

Do rikthej teatrin e vjetër: Opozita ‘ashpërson’

Duket se fjalimi i kryeministrit Rama sot në Kuvend dhe lajmi i papritur se do të rikthejë teatrin e vjetër, jo aty ku ishte dhe jo për artistët, por për fëmijët ka ashpërsuar tonet nga opozita. Basha i cili premtoi për artistët protestues se do ringrejë teatrin siç ishte por brenda të modernizuar shkruan në Twitter që Rama është burracak që përpiqet t'ja hedhë fajin kujtdo tjetër.

Ndërsa Monika iu përgjigj ironive të Ramës që i referohej si Lady Makbeth, duke i thënë bastard që nuk njeh fëmijën e tij.

Lexoni si më poshtë deklaratat e tre liderëve të partive sot.

Rama: 

'Projektin do e marrim origjinalin dhe do ua rikthejmë, jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve dhe politikanëve, artistëve-politikanë, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, do përputhen gjërat dhe do e kemi mes nesh, Jo aty dhe jo teatër. Për më shumë do e shikoni, dhe atëherë do shikojmë peligrinazhin për në Teatër, do shkojnë vetëm fëmjët mësuesit e tyre, për tu mësuar vizatimin muzikën aktrimin, konkurset etj, dhe për tu treguar se çfarë ka qenë Tirana dikur, dhe mbase ndonjëri prej tyre kur të marrë vesh që do bëhet diku tjetër nga këta që protestojnë nuk do shkojnë. Nostalgjikët po. Mendoj që ia vlen dhe do e bëjmë. E thotë Molieri, me llafe jemi të gjithë njësoj, por me vepra jemi ndryshe. Ça të bësh kur të del një si idiot me doreza të zeza dhe thotë çfarë do. Siç thotë Faik Konica: Shqiptarët të falin gjithçka, por jo suksesin. Fjalët e tyre do bëhen pluhur por veprat tona do të flasin edhe kur ne mos të jemi më në këtë qytet'.

Monika Kryemadhi: 

Tregonte haluçinacione që i rrotullohen rreth kokës si te filmi "Gjenarali i Ushtrisë së Vdekur". Rrënojat e Teatrit nuk janë aq të mëdha, po janë rrënojat e institucionit, rrënoja që me bandat e tij rrënoi një shtet dhe një popull të tër. Ky zotëri që flet për maketet fëminore, nuk mund të shlyej dot dëmin që i ka bërë Shqipërisë dhe brezave, 30 mln euro t'ua jepte qytetarëve që nuk kanë bukë të hanë, ky njeri që flet për mrekullinë e madhe që u ka ndërtuar shqiptarëve, të hy në shtëpitë e tyre dhe të shohë se si nuk paguajnë dot dritat, ujin, bukën, taksat, se si nuk kanë mundësi që të kenë mundësi të shohin fëmijët emigrantë, për t'u ushqyer dhe për t'u veshur.

Ky që u thotë artistëve, e shkatërroi se paaftësia e tij nuk ia dha shansin që të ishte i duartrokitur në shesh. Më mirë shekspiriane se një bastard që mohon fëmijën e tij, nuk do të ndalet njeri pa e shpaguar atë që u ka bërë qytetarëve. Kulmi i rrënojave të tij arriti në trashëgiminë kulturore, shkatërroi sistemin arsimor. Ky njeri që  i është servirur shoqërisë sonë si një njeri modern, me mendje të hapur, por nuk ishte gjë tjetër veçse një shkatërrues i të ardhmes së shqiptarëve.

Nuk është shumica, por grabitës e hajdut i shumicës, ky nuk është gjë tjetër veçse një njeri që ka kopjuar. Unë nuk e çliroj dot Ramën nga varësia e vijave të bardha, Edi ik, çliro shpirtin tënd. Unë e di që ti je peng, që e ke shitur Shqipërinë për hallin tënd, halli yt nuk është halli i shqiptarëve. Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është as e jotja, por vetëm e shqiptarëve", tha Kryemadhi.

Ndërkohë më herët, ajo i është përgjigjur edhe për historinë e treguar nga Rama në Kuvend për një njeri të afërt që kishte qenë në një spital në SHBA dhe kishte përfunduar në gjendje kome. 

“Shprehjen më të mirë të dashurisë për fëmijët mund ta bëjmë duke mos i përdorur ata sa herë kemi halle politike dhe ligjore. Mos i dhunoni Fëmijët', deklaroi Kryemadhi. 

Lulzim Basha: 

Rama e shembi Teatrin Kombëtar me dhunë, kundër ligjit dhe me qëllimin e vetëm që në truallin e tij të ndërtojë kullat duke pastruar lekët e pista në mes të Tiranës. Si hajdut ordiner ai tani përpiqet të fshehë vjedhjen e tij pas ëndrrës së shumë artistëve për një Teatër të ri.

Kjo grabitje e dhunshme e pasurisë sonë kombëtare është provokim për çdo qytetar që nuk e ka marrë akoma pagën e mbijetesës, për çdo biznes që po falimenton prej dështimeve të Ramës, për çdo të papunë sot në Shqipëri dhe për çdo shqiptar të ndershëm.17

Si burracak, Rama tani përpiqet tia hedhë fajin kujdo tjetër që të shpëtojë sadopak veten. Por ai është sot mbreti lakuriq që po e tregojnë me gisht të gjithë.