Politikë

Do të vijnë në kohë. Kreu i KQZ flet për letrën që i dërgoi kompania e printimit për fletët e votimit

Do të vijnë në kohë. Kreu i KQZ flet për letrën

Një ditë më parë kompania sllovene që do të printojë fletët e votimit i dërgoi një letër kreut të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi duke shprehur shqetësimin se dorëzimi i fletëve në periudhën 12-22 prill do të ishte një mision i pamundur, për shka ktë përmbajtjes së fletës, madhësisë por dhe problematikave për shkak të Covid që mund të haseshin gjatë transportimit.

Por Celibashi konfirmoi sot se ka biseduar me përfaqësues të kompanisë këtë mëngjes dhe fletët do të vijnë në afatin e parashikuar. Celibashi tha se fleta e votimit me numra kandidatësh dhe jo me emra do të shpejtojë procesin dhe se nuk do të krijohet asnjë problematikë mbi afatet e printimit por edhe transportit.

Gjatë konferencës me gazetarët nga zyra e KQZ-së, Celibashi tha:

Të gjitha qarqet kanë një përmasë, koha e prodhimit të fletëve është e caktuar. Ne kemi komunikuar herët në mëngjes me përfaqësuesit sllovenë të kompanisë, kemi marrë konfirmimin që në këtë format ( fletë votimi me numra) ata mundet t’i qëndrojnë afateve që kemi kërkuar për printimin dhe sjelljen në destinacion në KQZ. Procesi tashmë i printimit dhe transportit është më i thjeshtë, s’kemi asnjë problem. Do të jetë në të njëjtin dimension në të gjitha qarqet. Në disa veç partive dhe koalicioneve ka dhe kandidatë të pavarur në 4 qarqe si, Tirana, Gjirokastra, Berat, Lezha, Shkodra.

*Tiranapost.al.