Politikë

Do thirren nga Prokuroria ai dhe Berisha? Basha: S’kam asnjë njoftim

Do thirren nga Prokuroria ai dhe Berisha? Basha: S’kam asnjë njoftim

Në media qarkulloi sot lajmi që Lulzim Basha dhe Sali Berisha do të merren në pyetje nga Prokuroria pas akteve të dhunshme që ndodhën gjatë protestës së 8 janarit.

I ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në News-24, Basha u pyet rreth këtij lajmi dhe tha që nuk ka marrë asnjë njoftim të tillë.

“Deri në këtë moment nuk kam asnjë njoftim të tillë, por dua të them që prokuroria dhe policia janë nën urdhërata e Edi Ramës dhe ne jemi të qartë për tendencën për të hequr shenjën e barazimit mes orkestruesit të dhunës dhe PD. “ tha Basha.