Politikë

Dokumenti që nxjerr blof PD: Familja Nozlli përfituese nga programi i rindërtimit, të paraqitet që të lidhë kontratën

Dokumenti që nxjerr blof PD: Familja Nozlli përfituese nga programi i

Partia Demokratike vijon fushatën e shpifjeve lidhur me procesin e rindërtimit në Bashkinë e Tiranës. Zëdhënësja e PD, Ina Zhupa, duket se ka dalë sërish bllof sot, kur publikoi rastin e familjes së Riza Nozllit nga fshati Gropje, në Vaqarr. Zhupa tha se familja është skualifikuar nga procesi i rindërtimit, por në fakt, e vërteta është ndryshe, sipas dokumenteve të publikuara nga Bashkia e Tiranës.

Dokumenti që nxjerr blof PD: Familja Nozlli përfituese nga programi i

Familja Nozlli është përfituese nga granti i rikonstruksionit për kategorinë DS2 të dëmtimit nga tërmeti. Kjo vërtetohet lehtë nga VKB nr. 73, datë 19 qershor 2020. Por, edhe pse është shpallur përfitues, kryefamiljari Riza Nozlli nuk është paraqitur ende në zyrat e Njësisë Administrative Vaqarr për të vijuar procedurat e mëtejshme dhe për firmosjen e kontratës së përfitimit.

Nga qershori i vitit të shkuar, mjaftonte që Riza Nozlli të paraqiste dokumentet përkatëse të kërkuara për lidhjen e kontratës dhe menjëherë do të merrte paratë për rikonstruksionin e shtëpisë ku jeton sot. Nga ana tjetër, edhe pse nuk është paraqitur për të lidhur kontratë, familja Nozlli nuk e ka ankimuar VKB nr. 73, në mënyrë që të bëhej rivlerësimi siç e kërkon ligji, brenda 5 ditëve nga miratimi i listës së përfituesve.

Megjithatë, familja e Rizait ka ende kohë për t’u paraqitur pranë Njësisë Administrative Vaqarr për të lidhur kontratën dhe tërhequr paratë për të rikonstruktuar shtëpinë.

Videoja që postoi Ina Zhupa:

*Tiranapost.al.