Politikë

Doni të hapni lojën e sistemit të ri zgjedhor? S’bëhet me koka të nxehta. Po Kushtetuta?

Doni të hapni lojën e sistemit të ri zgjedhor? S’bëhet

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri u ndal sot tek diskutimet për një sistem të ri zgjedhor. Ka pasur zëra se ambasadorja amerikane ka sugjeruar një sistem zgjedhor të modelit danez, me lista të hapura, por nuk bëhet e qartë nëse ky propozim është për të ardhmen apo për tani. Vetë ambasadorja Yuri Kim në takimet e fundit ka bërë thirrje vetëm për miratimin sa më shpejt të reformës zgjedhore, e jo për sistem të ri.

Gjiknuri tha se nuk është kundër për një sistem të ri, por tha se sistemi nuk është listë dëshire. Po të hapet loja e sistemit, shtoi Gjiknuri, i bie të shpërbëhet Kushtetutën e Shqipërisë.

Lexoni argumentet e Gjiknurit:

Sistemi nuk është listë dëshire nuk jemi për të bërë themelet e Republikës së Re. Basha ka ide tjetër, të tjerë kanë ide tjetër, pra ka shumë sisteme por si do arrijmë rezultatet? Po të hapim lojën e sistemit ne do shpërbëjmë Kushetutën e Shqipërisë, se kur ndryshohet sistemi nuk ndryshohen vetëm votat dhe mandatet por edhe raporti i presidentit me parlamentin, organet e drejtësisë me parlamentin... Nëse hapim lojën, nuk e zgjidhim dot tani kur gjysma e elektoratit ëshë në rrugë, kur të tjerë janë këtu në parlament dhe thonë bëjeni me ne. Po ndodhi në 2008, por në 2008 pati konsenssus të gjerë.

Nëse sot ka konsesuts të gjerë, jam dakord hajde ta bëjmë, por do hapet loja për gjithë këto tema që unë fola. Kështu që ju lutem mos e ktheni sistemin në listë dëshire, sistemi ka të bëjë me themelet e shtetit që nuk bëhet me koka të nxehta. Ne vijojmë me rekomandimet e OSBE-ODIHR.