Politikë

Dorëhiqen 14 anëtarë të PD Korçë, me në krye Andrea Manon

Dorëhiqen 14 anëtarë të PD Korçë, me në

Sekretari i Degës së Partisë Demokratike në Korçë Andrea Mano dhe 13 anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar kanë dhënë sot dorëheqjen nga të gjitha funksionet që mbajnë në partinë demokratike.

“Gjykojmë se kryetari i PD me arrogancën e tij po e kthen PD në një parti klienteliste dhe në funksion vetëm të interesave personale. Me veprimet apo mosveprimet e tij, kja hedhur poshtë të gjithë punën tonë të ngritur me mund dhe sakrifica gjatë 8 viteve opozitë.

Gjithashtu me këtë mënyrë drejtimi, mendojmë se PD po mbahet qëllimisht e frenuar prej tij, për të luftuar keq-qeverisjen e Edi Ramës. Të ndodhur në këto kushte, e gjejmë të pamundur ushtrimin e funksioneve tona dhe të shohim me optimizëm drejt të ardhmes së kësaj partie.

Theksojmë se jemi dhe mbetemi anëtarë të PD dhe mbështetës të ideve dhe vlerave që ajo mbart që nga dita e krijimit të saj”, shkruhet në letrën e nënshkruar prej tyre.