Politikë

Dosja 339 për krimet zgjedhore të vitit 2017 mbyllet: Burg për komisionerët, 7 nga PS, 14 Opozita PD dhe LSI

Dosja 339 për krimet zgjedhore të vitit 2017 mbyllet: Burg për

Është mbyllur çështja e gjykimit të dosjes 339 në Gjykatën e Durrësit për krime zgjedhore. Gjykata ka vendosur dënimin me burg për 21 komisionerët e Shijakut të cilët akuzohen për krime zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2017, akuza këto të ngritura nga prokuroria. 21 komisionerët i përkasin disa partive, 7 prej tyre janë nga PS, ndërsa 14 nga Opozita, PD, LSI etj. Prokurori Afrim Shehu ka krkuar dënimin me burg ndërsa gjykata shpalli fajtorë komisionerët për akuzat. Disa prej tyre e kanë pranuar fajin dhe kanë përfituar uljen me 1/3 e dënimit.

Lista me emrat dhe dënimet përkatëse:

Shpëtim Marku, denohët 2,6 vjet ulet ne 1.8 vjet

Redi Hysa, 2.6 vite, i mbeten 1.8 vite

Indrit Bici, 2.6 vjet, i mbeten 1.8

Orkida Lala, 1.6 vite, mbeten 1 vit nga gjykimi i shkurtuar.

Jakup Bregu, 2.6 vite, i mbeten 1.8

Qemal Domi dënohët me 3 vite burg, i mbeten 2 vite plus 4 vjet me kusht

Qemal Domi, dënohët me 1.6 vite, i mbetet 1 vit

Amarild Zeza, dënohet me 4 .6 vite burg, i mbeten 3 vjet

Të tjerët tjerët janë dënuar me tre vjet heqje lirie, iu mbeten 2 vjet denim nga gjykimi i shkurtuar.

Gjykata Durrës ka vendosur te denoje edhe me heqjen e te drejtës se ushtrimit te funksioneve publike per 5 vjet ndaj te gjithë ish komisionereve.

21 komisionerë të përfshirë të partive kryesore dhe më të vogla, PS, PD, LSI dhe PR, 8 janë në arrest shtëpie.14 prej tyre janë nga opozita (PD, LSI, PR) dhe 7 nga PS.

11 nga komisionarët janë në burg, 8 janë në arrest shtëpie dhe 3 po hetohen në masën detyrim paraqitje.

I hetuari i 22-të është një qytetar, që akuzohet se ka votuar në emër të personave të tjerë që kanë qenë në emigrim, jo në Shqipëri.

Sipas SPAK në qendrën e votimi në Shetel, ata kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur pranë tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë. Prokuroria e Posaçme thotë se ka provuar se në këtë qendër votimi është votuar për 22 persona të cilët nuk kanë qenë në Shqipëri, ditën e zgjedhjeve.

I njëjti skenar është zbatuar edhe në dy qendrat e votimit në fshatin Rubjek. Në njërën prej tyre është votuar për 7 shtetas që nuk kanë qenë në Shqipëri ndërsa në tjetrën për 23 persona, edhe ata jashtë vendit tonë ditën e zgjedhjeve.

I përfshirë ka qenë edhe shtetasi Armelin Zeka, që ashtu si edhe komisionerët zgjedhor akuzohet për veprën penale të “Votimit më shumë se një herë ose pa u identifikuar.

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1508

Shpëtim Stafa-PD-kryetar

Elidon Stafa-PS-kryetar

Ramiz Tuda-PS

Alfred Marku-PD

Ervis Biba-PD

Emilijan Tuda-LSI

Redi Hysa-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1335

Bashkim Allushi-PS-kryetar

Jakup Bregu-PD-sekretar

Altin Lala-PS

Kasem Lala-PS

Kujtim Uruçi-PD

Zyhra Lala-LSI

Qemal Domi-PR

Komisioni i Qendrës së Votimit nr.1336

Basir Bregu-PD-kryetar

Indrit Bici-PS-sekretar

Agim Lala-PS

Qazim Lala-PD

Oriada Lala-LSI

Bujar Sula-PD

Mehdi Lala-PR

*Tiranapost.al.