Politikë

Drafti i PS për lista të hapura/ Gjiknuri: Shkelëm parimet tona për PD-në. Opozita bojkoton mbledhjen: Duam koalicionet parazgjedhore

Drafti i PS për lista të hapura/ Gjiknuri: Shkelëm parimet tona

Debatet e vazhdueshme për Reformën Zgjedhore  duket se nuk po gjejnë zgjedhje.

Opozita jashtëparlamentare ka dorëzuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik kërkesën për të marrë ekspertizën e OSBE-ODIHR, lidhur me dy çështjet që nuk gjendet dakordësi me mazhorancën, hapjen 100% të listave dhe lejimin e koalicioneve parazgjedhore.

Ndërkohë që mazhoranca i propozoi opozitës draftin me lista 100 përqind të hapura si dhe uljen e pragut për koalicionet në 3%.

Ky propozim i njëanshëm, është i papranueshëm për Opozitën, sepse ai ndryshon rregullat bazë të garimit dhe shpërndarjes së mandateve të mbledhura në garën zgjedhore, pa shkak të ligjshëm dhe vetëm 4 muaj para fillimit të regjistrimit të subjekteve zgjedhore. 

Pas propozimit të draftit të PS me ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor në mbledhjen e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri në një deklaratë për mediat tha se OSBE-së i shkohet me një draft konkret të dalë nga diskutimet dypalëshe dhe jo me një draft të njëanshëm.  Ai shtoi më tej se PD po kalon një krizë dhe se po zvarrisin qëllimisht procesin.Gjiknuri gjithashtu shtoi se edhe mazhoranca ka shkelur parime per shkak të PD.

“Ata po krijojnë një krizë. Po stiset një debat, këtu po bëhet sikur po zihen për procedurë. OHDIR është një organizatë e specializuar për të dhënë një mendim juridik për një produkt konkret. Sot ne sollëm një produkt konkret. OHDIR-it nuk i shkohet për një sherr teorik që ata të vijënë ta zgjidhin, atje shkohet me vendim konkret. Ajo që mund të them është mos e zvarrisim këtë proces, sepse koha nuk pret, afati është i shkurtër dhe të shfrytëzojmë kohë .

Le ti thonë OHDIR-it që ky person është kundër, por PD do kriza artificale sepse nuk do të marrë pjesë në proces. Këto janë sebepe për të justifikuar krizën e tyre të brendshme. Le të diskutojmë me një draft të caktuar dhe në rast shkelje parimesh demokratike le të flasim. Ata po kërkojnë qiqra në hell. Nuk pranon OHDIR drafte të njëanshme. PD le ta shprehë kundërshtimin në mbledhje” tha Gjiknuri.

Ndërkohë përfaqësuesit Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili në deklaratë për mediat thanë se dorëzuan kërkesën për ekspertizën e ODIHR ndaj presin përgjigjen e Gjiknurit. Vetëm atëherë do të rikthehen sërish në takim. Gjithashtu Bylykbashi tha se PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit.

"Ne sollëm kërkesën me shkrim për të aktivizuar mekanizmin e zgjidhjes së mosmarrëveshjes. Ne kërkojmë zyrtarisht nga PS ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Sapo Gjiknuri të bie dakord ne do ulemi sërish. Ne kemi bërë kërkesë zyrtare dhe presim përgjigje. Ne jemi të gatshëm të rikthehemi po pranuan kërkesën tonë. Ne nuk lëvizim nga kërkesat tona. PS po bojkoton marrëveshjen e 14 janarit. Nëse nuk gjendet konsensus i drejtohemi ODIHR", tha Bylykbashi.