Politikë

Drafti i PS për listat dhe koalicionet mund të mos marrë votat e opozitës brenda, thotë Valteri

Drafti i PS për listat dhe koalicionet mund të mos marrë votat e

Drafti me listat e hapura preferiance dhe pragun e kalicioneve në masën 3 % nuk do të marrë votat e opozitës parlamentare. Këtë ka paralajmëruar deputeti i opozitës në parlament Halit Valteri. Siç shkruante dhe Jozefina Topalli sot në Facebook, edhe deputeti thotë se heshtja e Bashës për këtë sistem me listat e hapura tregojnë për një marrëveshje mes tyre.

Draftin që maxhoranca që do e çojë për votim në parlament me 1 tetor edhe nëse nuk merr dakordësinë në Këshillin Politik, Valteri e quan tallje me sistemin.

'Ju siguroj që për grupin demokrat, kjo paçavure nuk kalon nga votat tona. Unë nuk e quaj as draft. Nuk ka as logjikën për tu quajtur draft. Basha u kthye në dhënien e recetave të covidit. Është një pranim për të moslejuar koalicionet dhe për të djegur partitë e vogla. Ne kemi votuar ndryshimet kushtetuese që thonë se listat të hapen të paktën 2/3. Kjo që kanë nxjerrë sot nuk janë të hapura. Nuk ka shans që një kandidatë të marrë më shumë se mesatarja e partisë. Kjo është tallje me sistemin. Nuk do të kalojë. Ai mund të gjejë 20 vota. Unë një kam. Nuk do të ndodhë'.

Ai tha se nesër do të prezantohet një tjetër draft për ndryshime në Kodin Zgjedhor nga Lëvizja Demokratike Shqiptare, subjekti politik që po ngrihet me deputetin dhe Myslim Murrizin. Sipas propozimit të tyre, pragu elektoral duhet të jetë 1% dhe jo 3%.

‘Lëvizja Demokratike Shqiptare do të depozitojë nesër një draft ku do të thuhet ky prag 3% nëse krijohet në shport dhe bëni një korrektim atëherë ndaç 3% ndaç 5% hajde ta diskutojmë. Por do të ketë prag zero ose 1% në vlerën e një mandati që është krejt normale, ose natyralin’.

Por ndërkohë edhe Rudina Hajdari ka paraqitur një tjetër draft.

Opozita jashtëparlamentare nuk ka paraqitur draft dhe ndërkohë i ka dërguar 5 pyetje OSBE/ODIHR për ndryshimet që ka propozuar PS përmes përfaqësuesit në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri.

Intervista e Halit Valterit në Report.