Politikë

Drejtësia e re/ Kush po e bën marrëveshjen pas krahëve? Meta: Vetëm me mua nuk e ka ambasadorja

Drejtësia e re/ Kush po e bën marrëveshjen pas krahëve?

Debati politik ditët e fundit është fokusuar tek një marrëveshje që pretendohet se po bëhet për të prekur reformën në drejtësi. Por kush po e bën këtë marrëveshje? Ambasadorja amerikane dje deklaroi:

‘Shpresoj që fjalët për një marrëveshje prapa krahëve për të vrarë reformën në drejtësi në Shqipëri të mos jenë të vërteta. Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë & jo perfekte por është e nevojshme, po bën përparim & duhet të vazhdojë'. 

Dhe sot i pyetur nga gazetari Muhamed Veliu, ku kërkoi që Meta të tregonte aktorët politikë që po bëjnë një marrëveshje të tillë, presidenti Meta tha se vetëm me atë ( Metën) nuk e ka ambasadorja.

Muhamed Veliu: Askush nuk e mohon rolin tuaj në krye te parlametit por ja ku jemi pas disa vitesh dhe ambasadorja Yuri kim aludon për marrëveshje pas krahëve, është e rëndë. Cilët janë aktorët që po bëjnë marrëveshje për të prekur reformën në drejtësi?

Meta: Unë nuk marr përsipër të komentoj deklaratat apo këto qëndrimet të ambasadorëve se nuk është kjo detyra ime por të siguroj që vetëm për Metën nuk e ka ambasadorja se unë gjatë kësaj kohe e kam takuar shumë herë, më shumë se çdo ambasador amerikan në Shqipëri që ka bërë mandat të plotë, asnjërë nuk ju kam lajmëruar t’ju them erdhi apo nuk erdhi ambasadorja. Se unë në plotësimin e detyrimeve perpiqem të jem korrekt dhe i përgjegjshëm të mos keqpërdor imazhn dhe mesazhin e asnjë përfaqësuesi tjetër.

Unë nuk merrem me keto lojëra, kjo ishte platforma që me kërkesën e saj ia kam dorëzuar ambasadores më pas pa dyshim janë njohur partnerë të tjerë dhe e vetmja përgjigje që kam marrë nga Rama është që hajde të bëjmë një mbledhje të Këshillit të Sigurisë se funksionoi shumë mirë gjatë pandemisë. O jemi seriozë ose bëjmë gallatë, siç bën Rama me videot me montazh në Instagram.