Duka zotohet: Nëse e djathta nuk fiton në Durrës, nuk kandidoj më kurrë

E Mërkurë 24 Shkurt 2021, 22:46
TiranaPost
Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste Agron Duka, pas firmosjes së marrëveshjes të bashkëpunimit që sanskionon kandidimin e tij në listat e PD ka bërë zotimin e fortë se në rast se aleanca e djathtë nuk fiton në Qarkun e Durrësit, ai nuk do të marrë më pjesë kurrë në zgjedhje.
Duka është zotuar gjithashtu se nuk do të bëjë aleancë me Ramën dhe ka informuar se do të jetë i dyti në listat e PD për Durrësin.
“Fjalë burrash. Me Ramën nuk bëhem kurrë. Jam i dyti në në qarkun e Durrësit në listat e PD, nëse nuk fitoj nuk marrë pjesë kurrë në zgjedhje”- ka thënë Duka.
Tiranapost.al