Politikë

Duke pritur Godonë, vepra që përshkruan sipas kryeministrit raportin e Shqipërisë me BE

Duke pritur Godonë, vepra që përshkruan sipas kryeministrit

Pas publikimit të intervistës në Euronews Europe, ku foli për çështjen e negociatave dhe vonesën e BE-së sipas kryeministrit si një kontradiktë me atë që ka bërë Shqipëria deri më tani, Edi Rama ka postuar një rrjetet sociale titullin e veprës: Duke pritur Godonë dhe një shënim. Kjo është vepra që sipas kryeministrit përshkruan raportin e Shqipërisë me BE-në.

Edi Rama:

"Pse mendoj kaq shpesh në ditët e sotme për kryeveprën e Samuel Beckett ndërsa ndjek deklaratat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? (Çdo ngjashmëri me ngjarje apo persona të vërtetë, të gjallë ose të vdekur, është krejtësisht dhe sigurisht e rastësishme)”.

Duke pritur Godonë, vepra që përshkruan sipas kryeministrit

Duke pritur Godonë, vepra që përshkruan sipas kryeministrit

Samuel Beckett është një nga shkrimtarët me ndikimin më të madh në letërsinë e shekullit XX. Autori irlandez që jetoi thuajse gjithë kohën në Paris shkroi si në anglisht ashtu dhe në frëngjisht. 'Duke pritur Godonë' është libri i tij më i famshëm, që ka zënë vend tashmë prej disa dekadash në libraritë e botës e që vihet në skenë në teatrot anembanë saj.

"Duke pritur Godonë" u shkrua në 5 janar të vitit 1953 në Paris. Personazhet në libër presin Godonë që duhet t’i shpëtojë, por ai nuk do të vijë asnjëherë. Teksa presin, tentojnë t’i japin kuptim jetës.

*Tiranapost.al.