Politikë

Duket sikur ndërkombëtarët na mbështesin, por është drejtësia e re që shohin

Duket sikur ndërkombëtarët na mbështesin, por

Kryeministri Rama prezanton programin ‘Drejtësia që duam’, duke thënë se 25 prilli është dita e udhëkryqit të madh të drejtësisë dhe që do vendoset në dekadën e ardhshme.

Ai tha se shumëkush mendon se ndërkombëtarët bëjnë deklarata pro qeverisë, por: Është e gjitha për reformën në drejtësi.

‘Nuk kanë ata anë partiake dhe nuk është praktikë e shteteve të mëdha të marirn anë politikisht ndaj qeverisë apo një partie politike. Por ka një gjë të qartë në mbështetjen e tyre që komentohet madje përqeshet si mbështetje për ne, maxhoranca e sotme dhe e nesërme e ketij vendi, është reforma në drejtësi’?

Ram sulmoi Metën dhe Berishën duke thënë se janë dy personat që i tremben më së shumti reformës në Drejtësi.

'Meta dhe Berisha më të frikurit nga drejtësia, mbështetën nga prokurorë e gjyqtarë që janë fshirë nga vettingut dhe ato të korruptuarit deri s t'u vijë fshesa e vettingut, PD-LSI dhe KCK janë tre këmbët e së keqes me dy koka presidencës që kërkonin fatin e reformës në drejtësi. Nëse do votoni për PD-LSi se po votoni për ndryshimin apo se nuk doni që të më votoni mua, do bëni një gabim fatal'.

*Tiranapost.al.