Politikë

Dy incidentet nga PD e LSI që dyshohet të kenë ndodhur për shkak të fushatës elektorale

Dy incidentet nga PD e LSI që dyshohet të kenë ndodhur për

Konflikti pranë zyrave të LSI-së në Sauk të Tiranës ndodhi mbrëmjen e djeshme ku i përfshirë është kandidati për deputet i LSI Klodian Doka, i rënditr i 32-ti. Ende nuk janë identifikuar personat që kanë sulmuar me thikë kandidatin dhe vëllain e tij Oltjan Doka, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Kamerat e sekuestruara tregojnë disa persona të cilët janë larguar me shpejtësi me dy makina. Nuk dihen detaje të tjera nga ngjarja.

Dy incidentet nga PD e LSI që dyshohet të kenë ndodhur për
Klodian Doka

Ndërkaq, një tjetër incident u raportua orët e para të mëngjesit të sotëm në Bashkinë e Vaut të Dejës. Është gjetur e shkrumbuar totalisht makina e kryetarit të grup-seksionit të Partisë Demokratike Ariston Drini, në zonën Shelqet. Ai ka deklaruar se fillimisht ka dëgjuar një shpërthim dhe më pas ka parë automjetin nën flakë.

Dy incidentet nga PD e LSI që dyshohet të kenë ndodhur për

Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje, ku morën edhe dëshminë e Ariston Drinit. Ai ka mohuar të ketë pasur konflikte me persona të tjerë. Policia po heton mbi mundësinë e ngjarjes së ndodhur për shkak të fushatës elektorale.

*Tiranapost.al.