Politikë

Dy vendet e para që do të vizitojë kancelari i ri gjerman, Olaf Scholz

Dy vendet e para që do të vizitojë kancelari i ri gjerman, Olaf

Ditën e sotme është betuar kancelari i ri i Gjermanisë, Olaf Scholz, duke i dhënë fund udhëheqjes historike 16-vjeçare të Angela Merkelit.

Udhëtimi i parë i Scholz si kancelar i ri i Gjermanisë do të jetë në Paris. Dy ditë pas betimit Scholz do të zhvillojë një vizitë zyrtare në kryeqytetin francez ku do të takohet me presidentin Emmanuel Macron, përpara se të niset për në Bruksel, raportojnë mediat e huaja.

Olaf Scholz u zgjodh kancelar i nëntë i Republikës Federale të Gjermanisë. Ditën e sotme ai bëri betimin si kancelar në Bundestag, para Presidentes së Bundestagut, Barbel Bass. Më parë, Presidenti i Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier i pati dorëzuar atij në Pallatin Bellevue dokumentin e emërimit. Me këtë pushteti qeveritar kaloi nga kancelarja aktuale Angela Merkel (SPD) te pasardhësi i saj, në përputhje me dispozitat e Ligjit Themelor, kushtetutës së Gjermanisë.

Tiranapost.al