Politikë

'E kam unë planin konkret si rimëkëmbet ekonomia'

'E kam unë planin konkret si rimëkëmbet ekonomia'

'Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve'.

Kështu shprehet kreu i partisë Demokratike Lulzim Basha, përmes një postim një Facebook, ku tregon se është takuar me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë. Basha thotë se diskutimi ishte për krizën ekonomike pas pandemisë së koronavirusit dhe për të folur për shqetësimet e tyre.

Menaxhimin deri tani nga qeveria Rama, Basha e quan një dështim të madha.

Lexoni postimin e tij të plotë si më poshtë:

Me përfaqësinë më të lartë nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë diskutuam për krizën ekonomike pas pandemisë Covid 19 dhe për alternativat tona për rimëkëmbjen e ekonomisë shqiptare. Ata shprehen shqetësimin e tyre se Paketa 1 dhe 2 të ndërmarra nga qeveria kanë qënë joefektive dhe me një ndikim të papërfillshëm tek biznesi. Masa e financimit është shumë e ulët ndërsa pengesat burokratike i kanë bërë ato të pazbatueshme. Si rrjedhiojë, sot në kohë emergjence financimi i ekonomisë është inekzistent, ndërsa sektorë si biznesi prodhues, turizmi, bujqësia dhe transporti mbeten ende pa asnjë mbështetje.

Menaxhimi i pandemisë dhe krizës ekonomike është dështimi më i madh i Ramës. Fatkeqësisht, këto dështime po i kushtojnë shumë shtrenjt shqiptarëve dhe ekonomisë së tyre që sot po varfërohen edhe më shumë. Partia Demokratike propozoi masa konkrete mbështetëse për biznesin vendas dhe për të punësuarit e tij por Rama zgjodhi ti harxhojë lekët e buxhetit të shtetit për një grusht oligarkësh dhe jo për njerëzit. Ai është sot e keqja më e madhe për vendin.

Unë dhe opozita e kemi një plan konkret për rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe rritjen e punësimit të shqiptarëve: ky është është prioriteti absolut i progranmit tonë ku përveç ndihmës financiare për të kapërcyer krizën ne do të ofrojmë edhe instrumentat dhe financimin e duhur për ekonominë prodhuese, uljen e taksave, luftën ndaj monopoleve dhe klientelizmit, si dhe mbështetjen dhe financimin e projekteve madhore ekonomike që do krijojnë punësim dhe mirëqënie për shqiptarët.

'E kam unë planin konkret si rimëkëmbet ekonomia'