Politikë

E keqja e ndarë në tresh! Braçe komenton konferencën e Metës

E keqja e ndarë në tresh! Braçe komenton konferencën e

Ish-zëvendës Kryeministri Erion Braçe ka komentuar konferencën që Presidenti Ilir Meta mbajti ditën e sotme në lidhje me përplasjen e tij të ditëve të fundit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se ka ngelur pa fjalë nga situata Meta-Basha dhe se kjo është një tallje e madhe me qytetarët dhe të drejtën e tyre për të zgjedhur, me “thjesht e vetëm një qëllim: pushtetin”.

Sipas ish-zv. Kryeministrit, Meta, Berisha dhe Basha janë “një e keqe e ndarë në tresh”, dhe çfarëdo që të bëjnë e thonë nuk e ndryshojnë dot këtë fakt.

View this post on Instagram

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)

Tiranapost.al