Politikë

E konfirmuar/ PD dhe LSI me lista më vete në 25 prill. Diskutime për të dalë bashkë vetëm në dy qarqe

E konfirmuar/ PD dhe LSI me lista më vete në 25 prill. Diskutime

Nuk ka pranuar as Lulzim Basha por as LSI nuk ka dashur të bashkohet. Dy partitë Opozitare do të masin forcat vetë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në diskutim janë dy ose tre qarqe të vogla si Kukësi dhe Gjirokastra, ku dihet që asnjëra palë s’ka shumë për të humbur. Burime nga PD për Tiranapost.al konfirmojnë që ende nuk është marrë vendim final për daljet bashkë në këto qarqe, edhe pse Kodi i ri Zgjedhor nuk e lejon këtë gjë.

Ndërkaq, Durrësi i është besuar Edi Palokës, Gazment Bardhi në Elbasan, Helidon Bushati në Shkodër, Mark Marku në Lezhë, Enkelejd Alibeaj në Fier, Bujar Leskaj në Vlorë, Edmond Spaho në Korçë dhe Xhelal Mziu në Dibër.

Në Tiranë do të jetë Basha drejtues politik me 4 të tjerë, por ende nuk është mbyllur.

Nga ana tjetër edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka prezantuar listën e saj sot për Tiranën:

Njësia 1 Erisa Xhixho

Njësia 2 Aldi Fusha

Njësia 3 Blerdi Licaj

Njësia 4 Edmond Haxhinasto

Njësia 5 Petrit Vasili

Njësia 6 Floida Kërpaçi

Njësia 7 Klajda Gjosha

Njësia 8 Klevi pojana

Njësia 9 Erjona Bixha

Njësia 10 Nora Malaj

Njësia 11 Përparim Spahiu, Besnik Jakaj

Njësia 12 Silva Cakaj

Zall Herr Faik Basha

Të tjerë kandidatë të LSI për Tiranën janë Edmond Haxhinasto, Petrit Vasili, Floida Kërpaci, Nora Malaj, Klajda Gjosha dhe Përparim Spahiu.

Monika Kryemadhi duket se do të garojë në më shumë se një qark. Emri i saj do të jetë në listat e Elbasanit dhe Fierit.

Dy partitë e opozitës nuk kanë zgjedhur të dalin me listë të përbashkët përkundrejt këshillës dhe këshilltarëve që kanë këmbëngulur se bashkimi do e sillte pa dyshim në pushtet opozitën e bashkuar. PD do të jetë me aleatët e saj.

*Tiranapost.al.