Politikë

E ngacmojnë për Oligarkët që flet Bushati, Rama: Nuk di të ketë në Shqipëri. Të pasurit i gjetëm nga qeveritë e tjera

E ngacmojnë për Oligarkët që flet Bushati, Rama: Nuk di

Në seancën ku u miratuan kontratat për ngritjen e një porti të ri detar në Porto Romano, në Durrës ish-ministri Bushati doli kundë, jo vetëm për projektin e radhës, por ndaj modeleve të koncesioneve. Ish-ministri u kujtoi socialistëve në Kuvend se si përfaqësues të një force te majtë nuk mundet që çdo vendimmarrje që firmosin të ketë lidhje vetëm me oligarkët dhe interesat e tyre private.

I pyetur nga gazetarët sot për deklaratën e ish ministrit Bushati, Rama tha se termi oligark është i gabuar, dhe se nuk njeh ndonjë oligark në Shqipëri. Ai tha se të pasurit i gjeti nga qeveritë e tjera, të cilët sot me qeverinë e tij, siç thotë ai; paguajnë më shumë taksa. 

Rama:

Nuk kam asnjë ndjenjë të posaçme të them të drejtën, secili është i lirë për qasje, diskutime, i qëndroj asaj që kam thënë jo se e e kam thënë unë, por besoj se në Shqiperi nuk ka oligarkë, të referohemi tek termi dhe të nxjerrim konluzione. Oligarkë nuk janë sipërmarrësit e pasur nuk janë ata që përmes biznesit realizojnë të ardhura më sumë se të tjerët, oligarkë janë ata që influencojnë drejtpërdrejt vendimmarrjet e qeverisë dhe parlamentit dhe diktojnë axhenda të caktuara politike në funksion të ineresave të tyre.

Nuk kam njohur deri më sot asnjë që ta ketë këtë pushtet në Shqipëri dhe nuk kemi marrë asnjëherë asnjë vendim që nuk ka qenë fituar nga bindjet tona dhe sigurisht nga qasja jonë në raport me interesat e vendit.

Është një term që përdoret në mënyrë të gabuar përsëri dhe papushim për të krijuar një ide të gabuar lidhur me një numër të caktuar njerëzish që nuk janë bërë të pasur nga hiçi pas ardhjes tonë në qeveri, por kanë vene pasurinë e tyre në shumë vite. Me ardhjen në qeveri paguajnë më shumë taksa.

kryeministri Rama në konferencë me gazetarët.