Politikë

E papritur, Bamir Topi largohet nga kryetar i FRD një ditë pas marrëveshjes me Bashën

E papritur, Bamir Topi largohet nga kryetar i FRD një ditë pas

Vetëm një ditë pas marrëveshjes së arritur me Lulzim Bashën për koalicion në zgjedhje, kreu i FRD-së Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga kryesimi i partisë. Mësohet se dorëheqja e tij ka qenë e menjëhershme dhe e parevokueshme.

Bamir Topi në letrën e dorëheqjes së tij, shkruan:

“Në shprehje të vullnetit TIM, deklaroj dorëheqjen në mënyrë të menjëhershme dhe të parevokueshme, nga detyra e Kryetarit të Partisë “Fryma e re Demokratike”.

Dje ishte përfaqësuesi i FRD-së, Sali Shehu i cili firmosi marrëveshjen me kreun e PD-së Lulzim Basha për të qenë pjesë e koalicionit opozitar në zgjedhjet e 25 prillit.

Vetë Bamir Topi, ish president i vendin dhe tashmë ish kreu i Partisë FRD nuk ka treguar arsyet e largimit nga kryesia, ndonëse mund të ketë lidhje me marrëveshjen me Bashën.

*Tiranapost.al.