Politikë

E pretendoj suksesin në Tiranë sepse është punuar 6 vjet! 25 prilli të shihet si intervistë pune

E pretendoj suksesin në Tiranë sepse është punuar 6 vjet! 25

Kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj, i ftuar në emisionin “Ilva Now” ka folur për bilancin e tij në Tiranë, duke e krahasuar me ritmin e punës të kreut të PD, Lulzim Basha gjatë kohës që ai drejtonte këtë institucion.

“Se kam me të thënme, por më të dhënme për Tiranën! Lulzim Basha nuk shkoi dy vjet në Këshillin Bashkiak dhe Këshillin e drejtoi Eno Bozdo dhe e përdorën për kredi të buta për vete dhe jo për njerëzit.

E vetmja gjë që ndodhi në Bashki në kohën e tij ishte që i dha leje vetes.

Tirana duhet të dijë që ne kemi bërë punë. Në një kohë që ai mund të pyetet se a ka ndërtuar një shkollë dhe përgjigja është “0”, ndërkohë që unë mund të të numëroj direkt këtu 40, qytetarët dinë të bëjnë diferencën.”-ka thënë Veliaj për gazetaren Ilva Tare.

Veliaj ka vlerësuar gjithashtu edhe emrat që i quan “brand-e” në PS si Majko, Xhafaj, Kodheli, Veliaj thotë se Tirana shpreson se duhet të jetë suksesi i fushatës sepse 6 vjet janë kaluar duke bërë punë. Dhe në 25 prill njerëzit duhet ta shohin si intervistë pune.

Ilva Tare: A vazhdoni të bëni punët e bashkisë??

Veliaj: Po sigurisht, takimet i bëj në fundjavë dhe gjatë ditës kam zgjatur oraret. Në rast se më parë punoja 8-10 orë në ditë për punët e Bashkisë së Tiranës, tani shpenzoj 15-16 orë për t’i shërbyer dhe fushatës. P.sh. sot në mëngjes isha në Dajt edhe për nje tubim edhe njëkohësisht për të hapur një çerdhe.

Gjithashtu përzgjedh që detyrimet politike jashtë Tiranës, si p.sh. në Vorë ose Rrogozhinë i bëj në fundjavë.

Nuk besoj se i vjen e keqja kujt nga ata që punojnë shumë.

Nga 5000-6000 apartamente, si në çdo qytet ka një mobilitet social, fillon nga disa lagje më periferike dhe më pas bëhet ngjitja. Mënyra sesi funksionon tregu është me kërkesë-ofertë dhe fakti që 1/3 e apartamenteve subvencionohen, tregon që ndihmohen të varfërit.

tiranapost.al