Politikë

E quajti “qen bir qeni” Rama i përgjigjet Metës: Del në ekran si i dehuri në derën e lokalit

E quajti “qen bir qeni” Rama i përgjigjet Metës: Del

“Unë jam Ilir Meta nga Skrapari, mua të më thotë dëshmor ai qen bir qeni”, akuzave dhe deklaratave të forta të Presidentit Ilir Meta, i është përgjigjur sot nga kantieri i Aeroporitit të Kukësit, kryeministri Edi Rama.

Sipas kryeministrit Meta u shfaq mbrëmë si i dehuri në derën e klublit që nuk kontrollon dot më zorrët e barkut. Ai deklaroi se ka kuptuar strategjinë e Presidentit, i cili sipas tij ai fut në sherr dy që të dalësh i treti që bën paqe.

“Të gjithë e kanë pasur mundësi për të bërë më të mirë, por kanë treguar të kundërtën.  Nuk rrinë dot më dinjitet dhe aftësi në një vend punë, prandaj janë rrugëve, bërtasin rrugëve, dhe shfaqen nëpër ekrane si të dehur dhe nxjerrin gjithçka pa mundur të kontrollojnë zorrët e barkut. Parafytyroni se çfarë ndodh nëse u mbetet atyre puna në dorë për rindërtimin. Kur zihen dy vetë fiton një i tretë thotë një shprehje. Unë e kuptoj çfarë bën ai, ai fut në sherr dy që të dalësh i treti që bën paqe. Natyrisht edhe ne kemi dhënë vota që ai të bëhet President, por pa votat e tij ne nuk mund të bënim President. Unë isha i qartë se kush ishte roli i Ilir Metës edhe tek çadra. Hidh gurin e fshih dorën. Isha i qartë që Meta e kishte vendosur të hidhej prap në anën tjetër. Dhe ne i dham opozitës një president, por president, jo lolo. Fakti që është kthyer në lolo nuk do të thotë që ka qenë i tillë. Njerëzit edhe rrjedhin, edhe i lëshojnë pllumat, por çfarë do Meta dhe çfarë borxhi i kanë shqiptarët atij dhe partisë së tij. Është koha që të gjithë të mbledhin mendjen. Ndërprerja e rrugës tonë i kthen të gjitha mbrapsht”, tha Rama.