Politikë

Edhe kryetarët e PS në bashki mund të jenë me formulën e bashkëdrejtimit, një burrë e një grua

Edhe kryetarët e PS në bashki mund të jenë me formulën

Formula e bashkëdrejtimit, një burrë dhe një grua, e nisur nga Partia Socialiste fillimisht për drejtimin e organizatave të saj bazë, mund të ndiqet edhe për drejtuesit e rinj të kësaj force politike në bashkitë e vendit.

Kryeministri Edi Rama i cili i është bashkuar sot për herë të parë procesit që prej një muaji Partia Socialiste ka nisur në 61 bashkitë e vendit për zgjedhjen e kryetarëve të rinj, ka deklaruar se ajo ka rezultuar e suksesshme aty ku është aplikuar e si e tillë mund të vlejë edhe në këtë garë.

Rama ka ndjekur nga afër garën në Elbasan, ku për të drejtuar Partinë Socialiste në 4 vitet e ardhshme kandidojnë Ermira Urupi, Agron Lulaj dhe Ardit Demiri.

Edhe kryetarët e PS në bashki mund të jenë me formulën

Duke shkëmbyer batuta me Damian Gjiknurin, i cili u shpreh se, “kryetari i partisë duhet të jetë babai i shtëpisë ku socialistët do trokasin”, Rama iu referua kandidates grua për Partinë Socialiste në Elbasan.

“Kur ai foli për një baba, unë pashë Ermirën që është aty kandidate dhe mendoj që ka nevojë të sqarohet kjo se ne kemi në këtë proces vajza e djem, gra e bura, e jo vetëm kaq, por kemi rënë dakord që kudo ku ne kemi kandidatë cilësorë dhe që meritojnë mbështetje për të kontribuuar në drejtim të partisë, që janë edhe burrë edhe grua, apo dhe vajzë dhe djalë, atëherë do kemi bashkëdrejtim të partisë, sic kemi bërë në nivel organizate. Pra Ermira nuk bëhet dot baba i Partisë Damian, por në rast se paraqitja e saj do jetë e duhura, ajo do jetë kryetare, por në rast se edhe Ermira dhe një nga shokët që janë aty do performojë në mënyrë bindëse, atëherë edhe në Elbasan do kemi bashkëdrejtim të PS. Ne e promovojmë në të gjitha nivelet barazinë gjinore e për këtë arsye është e rëndësishme të mos e harrojmë asnjëherë e mos ta quajmë kryetarin gjithmonë një figurë babe,” tha ai.

Edhe kryetarët e PS në bashki mund të jenë me formulën

Rama tha se ky proces synon t’i japë një shtysë të re drejtimit të Partisë Socialiste në të gjithë territorin.

“Dua vetëm të shfrytëzoj këtë rast për tu thënë të gjithë atyre që presin që të kenë prezantimet e ballafaqimet e tyre të përgatiten sa më mirë e sa më seriozisht se kjo është një garë e hapur dhe nga ana tjetër të gjithë bashkësitë e PS në cdo degë të bëjnë sa më shumë propozime në mënyrë që dhe zgjedhja të jetë sa më e gjërë. Jam shumë i inkurajuar nga sa kam parë deri tani, por në distanë, ndërkohë që sot jam këtu për ta ndjekur nga afër këtë proces dhe më vjen mirë që na jepet mundësia të jemi të përfshirë në një proces si ky, që synon t’i japë një shtysë të re drejtimit të Partisë Socialiste në të gjithë territorin; synon që të ripërtërijë edhe njëherë sic kemi bërë në të shkuarën, por me një mekanziëm të ri strukturën e PS në tërësi; synon t’i hapë rrugë më pas procesit të përzgjedhjes së kryetarëve të partisë në të gjitha njësitë bashkiake, në të njëjtën mënyrë, por edhe me ndihmën e koordinimin së bashku me kryetarët e rinj që do zgjidhen për cdo bashki,” deklaroi ai.