Politikë

Edhe Papa në një moment i gjuajti një gruaje me dorë!

Edhe Papa në një moment i gjuajti një gruaje me dorë!

Marku Marku është caktuar si drejtues politik i qarkut të Lezhës, dhe kryeministri Rama pas lajmit, publikoi një video të pedagogut i cili dëgjohet duke ofenduar Musa Mulqinin dhe të ftuarit e tjerë dhe duke paralajmëruar se do të gjuajë me shishe.

Por profesor Marku përgjigjet se nuk i bën përshtypje, as fakti që Rama veçoi këtë moment nga daljet e tij në TV. Ai bëri një krahasim kur tha se edhe Papa në një moment i kishtë qëlluar një gruaje në dorë, ndërsa shton se kishte arsye pse ishte i irrituar në studion e Opinion.

Edhe Papa në një moment i gjuajti një gruaje me dorë!

Mark Marku për News 24:

Kryeministri ka ironizuar për zgjedhjen tuaj me një video në Instagram dhe një koment

Mark Marku: Nuk është se më bën përshtypje, ai gallata di të bëjë, e kujtoj atë rast, nuk më vjen mirë që e kam bërë, por jam njeri kam emocione, edhe Papa një moment një gruaje i gjuajti në dorë. Por debati aty dhe arsye pse isha emocionalisht i irrituar se Musa Ulqinit i futën karamelen në mes të rrugës, nuk u fry prej meje ai, po diskutohej ligji për mediat aty.

Oferta për ministër Arsimi duket joshëse

Mark Marku: Unë po them që çfardolloj pozite pushteti nuk më josh, po flasim para publikut, e kam trguar dhe kur kam qenë deputet nuk kam bërë compromise për shkak të pushtetit. Kam tregu që jam i ç’interesuar në kuptimin praktik. Por që mund të bësh diçka për njerëzit për shoqërinë.

*Tiranapost.al.