Shtetet e Bashkuara i dalin në krah të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Europian, Miroslav Lajcak, pasi kryeministri Albin Kurti e akuzoi se është kundër Kosovës dhe se mban anën e Serbisë.
“Ne mbetemi të angazhuar ngushtë me Kosovën, Serbinë dhe partnerët e BE-së në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Falënderojmë dhe njohim përpjekjet e palodhura të Përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, Miroslav Lajçak”, deklaroi zëdhënësi i DASH.