Politikë

Edi Rama përplaset me Dora Bakojanis për 'Detin'

Edi Rama përplaset me Dora Bakojanis për 'Detin'

Në panelin e forumit The Economist, ishte edhe ish ministrja e jashtme greke, Dora Bakojanis e cila ka nënshkruar marrëveshjen e 2009-ës për detin me Shqipërinë, por kj omarrëveshje u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Tiranës.

Pasi kryeministri Rama bëri propozimin që marrëveshja për detin të shkojë në Tribunal Ndëkombëtar, ish ministrja mori fjalën dhe tha se besonte se nuk do të ndihmonte. Ndërsa për çështjen tensionuese mes Greqisë dhe Turqisë për caktimin e kufijve detarë, ajo tha se qeveria greke do ti dejtohet Tribulanit Ndërkombëtar.

Në bisedë mes tyre pati replikë nga kryeministri.

Lexojeni të plotë si më poshtë:

Bakojanis: Për marrëveshjen kam qenë unë që e kam nënshkruar dhe sigurisht që u mërzita shumë kur dëgjova për vendimin e gjykatës kushtetuese, kjo nuk përbën justifikim që 10-12 vjet më pas nuk kemi marrëveshje, duhet te përpiqemi më fort të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë dhe ka rëndësi për dy vendet tona, për të qenë e ndershme ndërhyrja e vendeve të treta në këto lloj çështjesh nuk ndihmojnë. Ne e dimë që Turqia ka qenë kundër kësaj marrëveshje. Mendoj që marrëdhënie me të mira të mundshme mund të kemi dhe jam dakord me Ramën që tha për mardhëdhëniet e mira greko –turke, unë njihem në Greqi si mbështetëse e fortë e dialogut dhe bisedime por po kështu është e qartë qse kjo ndodh kur nuk ka kërcëmine me luftë. Nuk është zgjidhje me kërcënime. E njoh prej vitesh presidentin turk dhe shpresoj se ai do të kuptojë se kjo nuk është mënyrë e sukseshsme e të bërit politikë edhe për Turqinë. E mund ti kthehemi tryezës së bisedime që duan sinqerisht dy popujt ose për të rënë dakord ose për t'ju drejtuar gjykatës ndërkombëtare për kufizimin e zonave, detare, Shpresoj që mesazhi është i qartë nga BE i shumicës së vende dhe shpresoj që fryma e sotme mes tre vendeve tona po kështu do mbizotërojë dhe me Turqinë.

Rama: Me duhet të kundërtshtoj Dorën në këtë pikë. E kam marrë vesh për këtë marrëveshje në 2009. Asokohe unë nuk e kisha takuar kurrë e kurrë dëgjuar prej presidentit Erdogan, aso kohe kryeministër, nuk kishim asnjë raport, e vendosëm se ishim partia kryesore e opozitës dhe vendosëm që marrëveshjen ta çonim në Gjykatë për një aryse të thjeshtë. Kishtë debat të madh në shoqëri që u nis nga disa persona të shoqërisë civile dhe nuk doja që ky debat të bëhej politik mes opozitës dhe qeverisë, dhe gjithë këto gjepurat. Unë thashë e çojmë në gjykatë Gjykata ka instrumentet për të kontrolluar. Kam dëgjuar që është marrëveshje e parandaluar nga ndërhyrja e Turqisë, kjo është e pavërtetë dhe mund ta them dhe kjo është vetem fjala ime nuk kam gjëra të regjistruara por asnjëherë në asnjë takim me presidenti Erdogan nuk kam dëgjuar prej tij që kjo marrëveshje është e ndonjë interesi për Turqinë, kurrë!