Edi Rama pyetet për rrëzimin e qeverisë Kurti: Përballë hallit që kam unë të vjen keq të të them ...
E Enjte 26 Mars 2020, 22:01
TiranaPost
Edi Rama nuk dha koment për situatën në Kosovë, ku është rrëzuar qeveria e Albin Kurtit, pas votimit të mocionit të mosbesimit. Rama tha se përballë hallit me koronavirusin si popull dhe vetë atij personalisht është luks të japësh komente.
Qeveria e Abbin Kurtit ka rënë. A keni koment? Po koment edhe për deklaratat e forta të Alin Kurtit i cili ngriti gishtin e fajit e përgjegjësisë edhe tek SHBA-të?
Rama i përgjigjet pyetjes së gazetarit Sokol Balla:
Të vjen keq të mos kem fare koment për këto se janë luks këto përballit hallit të madh që kemi dhe hallit që kam unë. Të vjen keq të mos kem koment?