Politikë

Çelet Kongresi i PS me himnin kombëtar dhe atë europian! Ndiqet nga një historik i PS nga viti 1991 dhe në vazhdim

Çelet Kongresi i PS me himnin kombëtar dhe atë europian! Ndiqet

Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste është hapur me himnin kombëtar dhe atë të Europës së bashkuar.

Më pas filloi një dokumentar i shkurtër për historikun e PS që startoi me shkrimtarinDritëro Agolli që drejtonte takimin e PPSH në vitin 1990.

Çelet Kongresi i PS me himnin kombëtar dhe atë europian! Ndiqet

Në dokumentar folën Arta Dade, Namik Dokle, Rexhep Mejdani, Et’hem Ruka, Valentina Leskaj të cilët kanë kujtuan orët e para të PS si forcë e re që shkëputej nga linja e PPSH, arrestimi i liderit të PS, Fatos Nano që u cilësua nga Dade “poshtërim”, por edhe nxitje për PS që të rritej si subjekt politik. Et’hem Ruka shtoi sesi PS “theu” referendumin e vitit 1994 për të kthyer Shqipërinë në republikë Presidenciale.

Dokle kujtoi sesi nuk iu dha mundësia PS në vitin 1996 për të bërë fushatë dhe nuk i jepej lejë për të qarkulluar lirisht. Sigurimi i Shtetit ndiqte dhe arresonte këdo që bënte fushatë për PS.

“Kjo nuk ishte fitore e PD. Dita më e vështirë ishte protesta që ne si politikanë bëmë në 28 maj, ku u bë një masakër mbi ne si liderë të PS dhe simpatizantët u dhunuam. Masakër është pak ta quash”- kujtuan folësit.

Dokumentari vazhdon me ngjarjet e kobshme të vitit 1997 dhe sesi u krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar që u drejtua nga Bashkim Fino dhe rindërtimi i ushtrisë, rikthimi i stabilitetit në vend dhe normaliteti ekonomik që u ndërtua nga PS.

Çelet Kongresi i PS me himnin kombëtar dhe atë europian! Ndiqet

Punimet e Kongresit drejtpërdrejt:

tiranapost.al