Politikë

Emigrantët e paligjshëm/ Rama takim me Sunak në Britaninë e Madhe

Emigrantët e paligjshëm/ Rama takim me Sunak në Britaninë e

Kryeministri Edi Rama ditën e nesërme do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe, ku do të zhvillojë një vizitë disa ditore.

Rama do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak. Mediat raportojnë se ndër çështjet që do të diskutohet mes Ramës dhe Sunak do të jetë ajo e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Gjithashtu do të diskutohet edhe për thellimin e bashkëpunimit dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve.