Politikë

Erion Braçe edhe me nismë ligjore në mbrojtje të fermerëve, kërkon tu japë statusin e shoqërive tregtare

Erion Braçe edhe me nismë ligjore në mbrojtje të
Ish-zv/Kryeministri Erion Braçe ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një nismë ligjore për mbështetjen e fermerëve. Përmes një projektligji të ri, deputeti socialist synon që tu garantojë me ligj bujqve dhe blegtorëve mbrojtjen si shoqëritë tregtare.

Konkretisht në ligjin për “Pagesat e Vonuara në detyrimet Kontraktore dhe Tregtare”, në nenin 1, nenin 3 dhe nenin 4 të tij parashikohet që pas togëfjalëshit “Shoqëri tregtare”, të shtohet edhe “Prodhuesve Bujqësor”.

Erion Braçe edhe me nismë ligjore në mbrojtje të

Sipas Braçes, këto ndryshime ligjore vijnë për shkak të mos shlyerjeve në kohë të detyrimeve për prodhuesit bujqësorë nga ana e tregtrëve të mëdhenj, duke krijuar mjaft probleme për fermerët deri në pamundësi të vijimit të aktivitetit bujqësor e blegtoral në sezonet vijuese.

Erion Braçe edhe me nismë ligjore në mbrojtje të

Po ashtu nënvizohet se përfshirja e tyre në këtë ligj do nxisë akoma edhe më shumë formalizmin e prodhuesve bujqësore e blegtoralë, si dhe formalizmin e çdo transaksioni në tregjet e këtyre produkteve.